





Previous
Next
Shërbime tjera
Ne kryejmë ekzaminim klinik përmes të cilit ekipi ynë i mjekëve merr informacion për gjendjen e pacientit dhe vendos diagnozë adekuate si dhe protokoll trajtimi
Në ordinancën tonë, ofrojmë lloje të ndryshme të terapisë fizikale duke përfshirë: elektroterapi, ultrazë terapeutik, magnetoterapi, terapi me lazer, terapi me rrezatim infra të kuqe dhe krioterapi. Ne ofrojmë gjithashtu kineziterapi, e cila përfshin një kombinim të ushtrimeve aktive dhe pasive, të cilat përdoren për rehabilitimin e gjendjeve të ndryshme të trupit, rritjen e forcës dhe elasticitetit të indeve të buta, parandalimin e lëndimeve dhe rritjen e lëvizshmërisë së shtyllës kurrizore.
Ne përdorim një qasje individuale për çdo dëmtim, veçanërisht pas frakturave të kockave të gjata, para dhe pas operacionit të ligamenteve të gjurit, shpatullës dhe ligamentit të kyçit të këmbës, pas implantimit të endoprotezave të kyçeve si dhe pas lëndimeve të indeve të buta.
Ne kryejmë rehabilitimin e një numri të madh të gjendjeve dhe sëmundjeve që prekin sistemin muskuloskeletor: artrit, artrozë të kyçeve, gjendje degjenerative të shtyllës kurrizore, rehabilitim të nervave periferikë dhe rehabilitim pas dëmtimit nervor.
Aplikimi i injeksioneve direkt në hapësirën kyçe që mundësojnë reduktimin e dhimbjes, reduktimin e inflamacionit si dhe mbrojtjen dhe restaurimin e indit të kërcit, në varësi të llojit të injektimit të aplikuar.
Në kuadër të ordinacës tonë e kemi dhe repartin e specializuar në kujdesin e shputave të këmbëve dhe trajtimin e gjendjeve dhe sëmundjeve të tyre.
Fizioterapistët tanë kryejnë masazh mjekësor në ato pjesë të trupit që kanë nevojë për relaksim dhe çlirim nga tensioni i muskujve
Rehabilitimi i fëmijëve që kanë probleme me sistemin muskuloskeletor, fraktura dhe lëndime si dhe probleme me qëndrimin dhe shtyllën kurrizore, si skolioza dhe kifoza.